Zemaj tregon për intensitetin e lartë të punës, formohen disa borde për menaxhim të Covid-19

15:28 | 17 Korrik 2020
A Z

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencë për medie ka folur në lidhje me angazhimet që kjo ministri ka pasur gjatë kësaj periudhe të fundit.

Zemaj ka treguar se ministria që ai drejton ka shtuar intensitetin e punës dhe se, brenda kësaj jave kanë formuar bordin për licencimin e institucioneve private për bërjen e testimeve për Covid-19.

“Në këtë aspekt janë hapur procedurat për sigurimin e aparaturave dhe testet serologjike që mund të na mundësojnë ta shohim imunitetin te qytetarët”, tha ai.

Tutje  ka njoftuar se kanë ndërmarrë disa veprime të reja duke formuar borde e duke fuqizuar kapacitetet me rekrutimin e 200 profesionistëve në QKUK, në QKMF-të brenda Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale