Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) ku u prit nga kreu i saj, Muftiu Naim Tërnava.
Në këtë takim, Ministri Zemaj është informuar nga kreu i BIK për menaxhimin e deritanishëm nëpër xhamitë e Kosovës dhe zbatimin e masave kundër Covid-19.
Ministri Zemaj e falënderoi Myftiun Tërnava për organizimin e besimtarëve në të gjitha xhamitë e Kosovës për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar që bashkëpunimi midis MSh dhe BIK t’i shërbejë ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së popullatës së Kosovës./arbresh.info/

Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...