Kryeministri Hoti, ministri Zemaj dhe anëtarë tjerë të kabinetit të Qeverisë së Kosovës janë duke mbajtur një takim me kryetarët e komunave për tu dakorduar për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave ndaj Covid-19.
Ministri Zemaj ka bërë një analizë të gjendjes në vend ku ka dhënë detaje të hollësishme si dhe ka treguar planet e ministri së Shëndetësisë karshi situatës. Zemaj ka njoftuar se deri më tani janë licensuar 86 Institucione Shëndetësore Private për kryerje të testeve, 84 për teste serologjike dhe 2 për teste për PCR.
Ministri Zemaj ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë është duke duke kryer procedurat e blerjes së 7 aparateve të tjera për PCR në IKSHPK dhe 6 qendrat rajonale të Shëndetësisë Publike (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj e Gjilan), me qëllim që në këto qendra të fillojë edhe testimi me PCR, por edhe testimet serologjike.
Zemaj ka njoftuar se shumë shpejt pritet të kenë në dispozicion edhe 100 mijë teste PCR dhe 100 mijë teste serologjike.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...