Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj po qëndron në Luginë të Preshevës për vizitë.
Ai në Bujanoc sapo ka takuar Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafa, me të cilin ka mbajtur një konferencë, ku është shprehur mbështetja për shqiptarët që jetojnë në atje pjesë.
“Është vlerësim i Qeverisë se kujdesi për shëndetin duhet t’i përfshijë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Insistimi ynë është që kujdesi për këta qytetarë të jetë i vazhdueshëm. Ne bashkëbiseduam me Mustafën dhe këto biseda do të konkretizohen me veprime të qarta që shqiptarët të ndjehen të sigurt kur ju ofrohen shërbimet edhe nga Qeveria e Beogradit”, ka thënë Zemaj, transmeton Klan Kosova.
“Veç kam filluar të shoh dhe bashkëpunimin rajonal. Kam pasur kontakte direkte për shqiptarët e Luginës. Do të këmbëngul që shërbimet të ofrohen edhe për shqiptarët dhe të mos ketë dallime”.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...