Milaim Zeka, deputeti i NISMA-s për Kosovë, duke komentuar deklaratat e kundërshtarëve politik, ka thënë se shteti nuk ka mbetur në duart ë Vuçiqit, duke iu referuar marrëveshjes së fundit.
“Po dëgjojmë se po thonë se shteti mbeti në dorën e Listës Serbe dhe në dorën e Vuçiqit”, ka thënë Zeka në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.
“Lista serbe nuk është pjellë as e Haradinajt dhe as e Limajt”.
“Ata kanë qenë në Kuvend që nga krijimi i tij”.
“Lista serbe janë pjesëtarë të Kosovës”.
“Edhe liderët tanë konsultohen me Tiranën, madje edhe ata në Shkup”.
“Nëse qeveria do të kushtëzohet nga Vuçiqi dhe Serbia, ata do ta rrëzojnë vetë Haradinajn”.
Zeka ka thënë se Kuvendin e Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe e kanë bllokuar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Me asnjë të drejtë ligjore dhe as njerëzore nuk ka pas të drejtë LDK dhe VV ta imponojnë emrin e kryetarit të Kuvendit”.
“Bllokuesit kryesor ishin LDK-ja dhe Vetëvendosja, përfshi edhe AKR-në”.
Ndërsa nesër pritet që në ora 11:00 të vazhdojë seanca konstituive për krijimin e institucioneve.
Ndërsa Zeka paralajmëri Haradinajn që të ketë kujdes në zgjedhjen e emrave të ministrave, pasi sipas tij “ata nuk duhet të bëhen sa për tu bërë”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...