Shoqëria civile ka dorëzuar peticionin me mbi 50 mijë nënshkrime te përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zbogar.
Peticioni është nënshkruar nga qytetarët të cilët kërkojnë liberalizim të vizave.
Njëri nga përfaqësuesit e shoqërisë civile Luan Shllaku tha se nga ky petcicion kanë dalë dy mesazhe për Bashkimin Evropian dhe institucionet e Kosovës.
Sipas tij mesazhi i parë është që Kosova të trajtohet njëjtë sikurse vendet tjera si dhe Qeveria e Kosovës të jetë më e përkushtuar për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.
Ndërsa mesazhi i dytë sipas Shllakut, ka të bëjë me atë se qytetarët e Kosovës po pengohen në realizimin e aktiviteteve të tyre ekonomike, kulturore dhe sportive.
Ndërsa përfaqësuesi i BE-së Samuel Zbogar tha se mesazhi i vetëm që mund t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës është se Komisioni Evropian gjatë vjeshtës do të mblidhet për të bërë një raport lidhur me heqjen e vizave duke thënë se tash janë në fund të rrugës.
“Po shihet drita në fund të tunelit dhe nuk duhet të kërkojmë fajtorë”, tha Zbogar.
Aktivistët e Shoqërisë civile aktivitetin e tyre e kanë vazhduar edhe te Ministria e Integrimeve Evropiane që edhe atyre t’ua dorëzojë peticionin me nënshkrimet e mbledhura.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...