Zafir Berisha, kandidat i Nismës për kryetar të Prizrenit

18:33 | 20 Qershor 2021

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë të kryesisë qendrore sot kanë qëndruar në qytetin e Prizrenit, ku janë takuar me strukturën e re drejtuese të degës së Nismës në Prizren.

“Në këtë takim, temë kyçe e diskutimit ka qenë përgatitja për zgjedhjet lokale, më ç‘rast edhe u zyrtarizua Zafir Berisha, si kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në muajin tetor të këtij viti, ka shkruar Nisma në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Gjithashtu, aty shkruan se, dega e Nismës në Pzarizren tashmë janë edhe në fazën e caktimit të kandidatëve për asamble komunale.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka uruar suksese kandidatit për kryetar të Prizrenit dhe gjithë strukturës socialdemokrate në këtë komunë, për përkushtimin e madh që kanë treguar dhe ka kërkuar një angazhim edhe më të madh në mënyrë që qytetarët atje, pas zgjedhjeve të tetorit të kenë një qeverisje lokale që bënë ndryshime pozitive për Prizrenin dhe qytetarët që jetojnë dhe veprojnë aty./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara