Deklaratat e Sava Janjiqit, dhe ato të zëvendësministrit Petrit Selimi, sipas Lëvizjes Vetëvendosje janë të njëjta. Kjo ka shtyrë të reagojë sot edhe kryetarin e kësaj lëvizje Visar Ymeri, i cili thotë se kjo gjuhë është ofenduese dhe përbuzëse.
“Gjuha e Sava Janjiq i bën jehonë në fakt gjuhës së vetë zv.Ministrit Selimi, i cili disa ditë më parë i ka quajtur aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, fashistë. Etiketime të tilla për ekstremizma të llojeve të ndryshme janë përdorur kundër Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm nga njerëzit pranë pushtetit në Kosovë për të vetmen arsye, sepse Lëvizja është i vetmi subjekt politik që nuk pranon “paqe pa drejtësi” dhe nuk pranon “stabilitet pa barazi””, thuhet në reagimin e Visar Ymerit.
Ymeri thotë se Lëvizja Vetëvendosje, është një organizatë politike socialdemokrate që refuzon e lufton çdo veprim e qëndrim shoven, racist a fashizëm. Këtë siç thotë Ymeri, Vetëvendosje e ka të sanksionuar dhe në Statutin e saj.
“Sava Janjiq dhe Petrit Selimi i akuzojnë shqiptarët për atë që kurrë s’kanë qenë. Janjiq-Selimi jo vetëm që përdorin të njëjtat terma për një L ëvizje të frymës çlirimtare e sovraniste siç është Vetëvendosje, por po kurdisin të njëjtën të ardhme për Kosovën, pasi interesat e tyre janë të ngjashme. E ardhmja për të cilën ata punojnë është e ardhmja e një Kosove, çelësat e stabilitetit të së cilës do të varen në Beograd. Është e ardhmja ku mungesa e zhvillimit ekonomik do të shihet si fatalitet i pakapërcyeshëm. Është e ardhmja ku shqiptarëve do t’u mbetet si mundësi vetëm mërgimi, dhe kjo e ardhme ngjan me të shkuarën”, thuhet në reagimin e Ymerit.
Lëvizja Vetëvendosje është kundër një të ardhme të tillë, e cila bart në vetvete realizimin shpirtëror të Millosheviqit.
“Ne do të punojmë me vetë-sakrifikim maksimal për një Kosovë sovrane e republikane ku të gjitha minoritetet do të mbrohen e do të garantohen me të gjitha të drejtat, sipas konventave ndërkombëtare. Ne do të punojmë për një Kosovë ku serbët do të mund të jetojnë si të barabartë, e ku të gjitha fetë e institucionet fetare do të ruhen si në çdo vend të Evropës. Por vetëm një Serbi që dënon fashizmin politikisht e shoqërisht, që e njeh Kosovën e që merr përsipër pasojat e krimeve të kryera, do të krijonte kushtet e paqtimit fqinjësor në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ymerit.
Asllani nuk është më në planet e Torinos, e kërkon skuadra t...
Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Gr...
Arrestohet 44-vjeçari në Prishtinë i dyshuar për katër raste...
Apeli vërteton dënimin ndaj të akuzuarit për trafikim me nje...
Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me r...
Pacolli: Data e zgjedhjeve ishte ‘’bingo’’ për Vetëvendosjen