Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili, i ka publikuar disa dokumente që dëshmojnë se Bashkësia Islame e Kosovës ka dhuruar shuma të majme parash për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas dëshmive të publikuara nga Xhelili në rrjetin social Facebook, del se BIK-u e ka ndihmuar në raste të ndara UÇK-në me 83 mijë marka gjermane, si dhe ai ka bërë të ditur se ka pasur relacion me udhëheqësit e BIK-ut.
“Në videon e postuar më parë, kryetari i BIK-t, Naim Tërnava, pohon se në janar të vitit 1999, mi ka dhënë 50.000 DM për UÇK-në. Gjatë luftës kam pas relacion të afërt me kryetarin e BIK-ut, Naim Tërnava, me të ndjerin Rexhep Boja, kryetarin e atëhershëm të BIK-ut, me sekretarin e atëhershëm të Medresesë, Sylejman Osmani, Salih Jashari, Elez Osmani e te tjerë”, ka shkruar Xhelili.
“Udhëheqja e BIK-ut na ka ndihmuar në vazhdimësi. Naim Tërnava edhe në dy raste tjera më ka dhanë të holla, një herë 27.000 DM dhe një herë 5.000 DM. Këto mjete financiare kanë qenë shumë domethënëse e në kohë shumë të rëndësishme për UÇK-në, për çka kam qenë dhe jam shumë falënderues për udhëheqjen e BIK-ut dhe Naim Tërnaven”, tha Xhelili./Arbresh.info/
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...