Institucionet e Republikës në koordinim me Bashkësinë Islame të Kosovës, kanë marrë vendim që të enjten (28 maj) të ri-hapin xhamitë për 5 kohë të namazit, pas rivlerësimit të masave kufizuese për shkak të pandemisë covid 19.
Janë shtatë rekomandime që janë vendosur nga BIK për personat që falin namazin.
Më poshtë, masat që duhet të vazhdojnë të respektohen për prezencë në xhami, janë:
1. Të merret abdes në shtëpi,
2. Të vendosen maskat,
3. Të ketë dezinfektues duarsh në xhami,
4. Të mbahet distanca sociale,
5. Të mos ketë tubime tjera përveç namazit (nuk duhet të ketë tubime me nxënës që vijojnë mësim-besimin, nuk do të ketë mukabele, nuk do të ketë ligjërata me përjashtim të hutbes së xhumasë),
6. Ligjërata e xhumasë mos të zgjatet më tepër se 10 minuta,
7. Të mos shfrytëzohen abdes-hanet dhe tualetet e përbashkëta.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...