Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që nga marrja e detyrës si kryetar komune ka filluar të publikojë shpenzimet e zyrës se tij për çdo javë.
Tahiri gjatë kësaj jave, nga 29 janari deri më sot, ka shpenzuar 112.40 euro.
Sipas njoftimit të komunës këto shpenzime janë bërë në kategorinë mallra dhe shërbime.
Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri përmes njoftimit në faqen e komunës ka bërë të ditur se vazhdimisht do t’i bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi. /kallxo.com/.
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...