Ish’kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku që është duke qëndruar në paraburgim, ka dy ditë që është futur në grevë urie.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi përmes një shkrimi në Facebook.
I njëjti thotë se Zharku është futur në grevë pas përkeqësimit të cilësisë së ushqimit.
“Sipas tij përvec ushqimit të dobët që ai nuk mundet fare ta konsumoj edhe për shkak se ai është diabetik. As në kantinën që është brenda burgut nuk ka fare ushqime cilësore që mund të blihen nga të paraburgosurit. Greva e tij është sensibilizuese që cështja e ushqimit në burg të përmirësohet. Sot e kam vizituar dhe gjendja e tij është stabile, me shenja të përkeqësimit”, ka shkruar Gashi.
Zharku po mbahet në paraburgim që nga data 14 dhjetor e vitit të kaluar.
https://www.facebook.com/tome.gashi.1/posts/2919142204828159
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...