Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një kandidat konnsusal, të denjë dhe që paraqet unitetin e popullit.
Deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, ka thënë se posa të pajtohen me LDK’në për Qeverinë e re do të kërkojnë edhe kandidatin e denjë për Shef të Shtetit.
“Mund të falsim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit”, ka thënë Nagavci, në një shkrim në Fb, përcjellë arbresh.info
“Kushtëzimet e barikadimet janë e kundërta e këtyre më sipër, andaj dhe duhet të shmangen”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se zgjidhja tjetër është shkuarja në zgjedhje të reja.
“Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...