Vetëvendosje nuk po i pranon rezultatet e autopsisë së trupit të Astrit Deharit i cili sipas konstatimeve të mjekëve ka vdekur nga “dëmtimet e vetëshkaktuara”. Avokati Tomë Gashi, i cili fillimisht në konferencën për media tha se nuk dihen rrethanat e vdekjes së Deharit, tani ka shkruar në Facebook se raporti i autopsisë së Astrit Deharit është i pabesueshëm.
Postimi i plotë i Gashit në Facebook:
Pas leximit te raportit;
Ky raport vetëm konfirmon atë që është ditur deri më tani; se Astrit Dehari ka vdekur nga Asfiksia – bllokim i rrugëve të sipërme të frymarrjes nga mjeti i fortë.
Mirëpo, edhe pas kërkesës tonë që Prokuroria të na dorëzoj provat që ekspertët e pavarur të angazhuar nga familja Dehari të japin mendimin e tyre, kjo kërkesë nuk është aprovuar as pas 13 dite pas vdekjes së Astritit.
Me qenë se nuk na është dhëne asnjë provë që ekspertët e pavarur Dr. Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia t’i përdorin për raportin e tyre, atëherë raporti i autopsisë i Institutit të Mjekësisë Ligjore ne Prishtine nuk është i plotë.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...