Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk votuan sot për projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky projektligj i cili ishte proceduar në Kuvend në vitin 2018 me iniciativë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka për qëllim institucionalizimin e luftës së UÇK-së dhe promovimin e mbrojtjen e vlerave të luftës nëpërmjet ligjit.
Pro këtij ligji votuan vetëm 35 deputetë, ndërsa 1 ishte kundër. Pro ligjit votuan të gjithë deputetët e PDK-së që ishin në seancë, ata të AAK-së, NISMA dhe deputetë të minoriteteve jo-serbe.
Edhe pse në seancë ishin të pranishëm deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të LDK-së, nuk morën pjesë fare në votim duke bllokuar miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi...
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë