Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar Ministrin e punës në Qeverinë e Serbisë,, Aleksandar Vulin, për një vepër penale. Vulin reagon – nuk e njoh Kosovën si shtet.
Në vendkalimet kufitare ka arritur vendimi me urdhërin për arrestimin e Vulin, ndërsa Vulin për këtë thotë se ai “nuk e njeh Kosovën si shtet dhe për këtë arsye nuk ka mundur të kryej veprën penale të kalimit të kufirit, kur nuk egziston shteti që mund të ketë nje kufi”.
Siç merr vesh Tanjug, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar Vulin, për veprën penale – “të kalimit të paligjshëm të kufirit ose e kalimit kufitar sipas nenit 146, paragrafi 1 të KPK”, me gjobë.
“E kam marrë informatën se të ashtuquajturat autoritet në Prishtinë më kanë dënuar për një lloj të dënimit për gjoja kalimin e paligjshëm të kufirit. Unë nuk e pranoj Gjykatën e tyre, gjykimet e tyre, as që më bjen në mend për të vepruar në përputhje me vendimet e kësaj gjykate”, ka thënë Vulin për Tanjug.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun