Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka paralajmëruar ankesë në Apel për vendimin ndaj Zoran Vukotiqit.
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli Zoran Vukotiqin përgjegjës për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe e dënoi me 10 vjet burgim.
Fatmire Tahiri, e cila merret me çështjet ligjore në QKRMT, tha se nuk janë të kënaqur me dënimin e dhënë ndaj Vukoviqit dhe se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit, shkruan arbresh.info.
“Ne e kemi mirëpritur dënimin e kriminelit por ne si organizatë nuk jemi te kënaqur për dënimin e dhënë sepse ai meriton shumë më shumë vite burgim, por do t’i paraqesim ankesat tona dhe do të shkojmë në Gjykatën e Apelit, për të kërkuar dënimin e merituar të atij dhunuesi”, shprehet Tahiri.
Zyrtarja e QKRMT-së, Sebahate Pacolli Krasniqi, tha se sot është një ditë historike, pasi që është hera e parë që janë dënuar krimet gjatë luftës.
“Sot është një dit kaq historike ku është marr vendime për Zoran Vukotiq, për krimet ndaj dhunës seksuale ndaj një të mbijetuarës, femër shqiptare. Kjo është hera e parë që në gjykatat tona po jepet dënimi për krimet e këtij lloji, andaj kjo është një ditë historike. Edhe pse vonë, drejtësia jonë e munguar po merr një dimension tjetër. Pavarësisht që nuk është marr dënimi merituar, por ne jemi të kënaqur që është ndërmarr hapi i parë ndaj dënimit të krimeve të luftës”, deklaroi ajo.
E mbijetuara e krimeve të luftës , Shyhrete Haliti Sylejmani, ndonëse nuk ishte për rastin e saj, u shpreh e emocionuar që për herë të parë u morr një vendim i tillë, për një vepër si kjo.
“Është një epokë e re për gjithë të mbijetuarve të luftës. Për shkak të emocioneve kam vështirësi edhe t’i gjej fjalët. Sot fillon epoka e re për ne, drejtësia për shpirtin tonë. Gjithashtu filloi një epoke e re edhe për kriminelin që u dënua sot”, thotë Haliti Sylejmani.
QKRMT përmes shërbimeve rehabilituese që ofron, ka fuqizuar të mbijetuarën në kërkesën e saj për drejtësi, si dhe ka iniciuar rastin. Gjithashtu, QKRMT ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe me vetë viktimën. Përveç ofrimit të rregullt të shërbimeve psiko-sociale, QKRMT ka asistuar dhe mbështetur viktimën në të gjitha etapat e procesit hetues dhe gjyqësor.
Si organizatë e cila për më shumë se dy dekada ofron mbështetje psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, QKRMT mandat parësor vazhdon ta ketë drejtësinë për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale./F.Haxhnikaj/arbresh.info/
https://www.arbresh.info/lajmet/zoran-vukotiq-denohet-me-10-vjet-burgim-per-krimin-qe-kreu-gjate-luftes/
Ngritët aktakuzë për vrasjen e policit Muhamet Lika në Kaçan...
Kushtetuesja rrëzon 12 vendime të Kuvendit të kontestuara ng...
Aksidenti mes trenit dhe veturës, momenti kur intervenon FSK...
Aksident mes trenit dhe veturës në fshatin Grabovc i Poshtëm...
Osmani ngushëllon familjen Sadriu për ndarjen nga jeta të Al...
Protestat shpërthejnë pas namazit të xhumasë në Zahedan të I...