Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nëse dikush mendon se mund të gjendet zgjidhje në rajon pa SHBA-në, atëherë kjo është joreale dhe se nuk përkon me realitetin.
Ai në New York ka thënë se SHBA është një prej partnerëve më të mëdhenj të Serbisë dhe se ata flasin për çdo gjë me ta për t’i zgjidhur problemet, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
“Kam pasur një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres ku diskutuam për rolin e kësaj organizate në zgjidhjen e problemeve në Ballkan”.
“Mendoj që OKB është duke u bërë më e vetëdijshme për rëndësinë tonë në rajon, por që edhe problemet që mund të ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj