Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se do të vizitojë Kosovën ndërsa këtë vizitë ai thotë se do ta bëjë për të trimëruar serbët e këtushëm, për t’ju sqaruar se çfarë është nënshkruar në dokumentet e Brukselit, por edhe për t’ju bërë thirrje serbëve dhe shqiptarëve për pajtim.
Duke shprehur kënaqësinë e tij me marrëveshjet e Brukselit, Vuçiq në një intervistë për “Press onlajn”, ka thënë se thelbi ka qenë që Beogradi me përpjekjet e veta diplomatike të formonte një komunitet të komunave serbe në Kosovë i cili do të ketë kornizë të fuqishme institucionale në të cilin ata do të mund të jetojnë më mirë dhe më të pavarur se deri më tani.
Vuçiq tha se Serbisë i është njohur e drejta që të merr pjesë direkt në të [Asociacion] si dhe është mbrojtur prona e Serbisë në Kosovë.
“Do të shkoj që t’ju jap zemër popullit tonë atje që me dëshirë dhe optimizëm më të madh të vazhdojnë Kosovën në KiM, që të shfrytëzojnë të gjitha përfitimet që u jep marrëveshja e Brukselit, që t’ju them se edhe në të ardhmen në këtë drejtim do të kenë ndihmë të madhe nga shteti i tyre si dhe t’ju bëj thirrje shqiptarëve dhe serbëve që sa më shpejtë dhe sa më guximshëm të ecin drejt procesit të pajtimit”, theksoi Vuçiq, transmeton Koha.net.
Sipas tij, pa pajtim nuk ka zhvillim ekonomik, pa zhvillim ekonomik nuk ka as jetë më të mirë.
Vuçiq tha se për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, më të shumti gëzohet për serbët e Kosovës pasi, sipas tij, “vetëm ata e dinë se çfarë kanë hequr këto 15 vjet”.
Ai ka sqaruar se qëllimi i Beogradit nuk ka qenë që të mundte dikë në këto bisedime, por që të gjente zgjidhje të mira dhe të qëndrueshme, të cilat, siç tha ai, do të mundësonin bashkëjetesë të qetë mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, zgjidhje nga të cilat askush nuk do të ndihej i mundur e as i mashtruar.
Megjithatë, data e kësaj vizite nuk është bërë e ditur.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun