Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është në Bruksel, ku pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarë të BE.
Ai vuri në dukje se bisedimet do të zhvillohen në tre çështje kryesore, transmeton Indeksonline.
“Personat e zhdukur, personat e zhvendosur dhe ekonomia”, tha Vuciq.
Ai deklaroi se kishte një takim të mirë me Lajcak dhe Palmer.
“Ne biseduam për të gjitha temat e rëndësishme. Dialogu zyrtar do të vazhdojë nesër, sot kemi takime të rëndësishme të ekipeve tona dhe besoj se do të ketë rezultate”, tha Vuçiq.
Ai shpjegoi se si BE e shikon marrëveshjen e nënshkruar në Washington.
“Bashkimi Evropian padyshim që dëshiron të ketë një rol kryesor. Ata po analizojnë atë që është arritur në Washington dhe besoj se do të përdorin një pjesë të kësaj”, tha ai.
Ai theksoi se ishte krenar për sovranitetin që Serbia kishte treguar.
“Çdokush ka interesat e veta, por Serbia po lufton për të vetat, jo për interesat e njerëzve të tjerë”, tha Vuçiq, duke shtuar se një respekt i tillë për Serbinë “nuk është treguar që nga vizita e Richard Nixon në 1970”.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK