Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, do të udhëtojë në Romë me 8 maj për të takuar zëvendëskryeministrin e Italisë, Mateo Salvinin.
Siç shkruan gazeta serbe ‘Blic’, temë diskutimi do të jetë çështja e zgjidhjes së problemit me Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë ndër të tjera mësohet se Vuçiq në të njëjtën ditë do të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin, në Tiranë, në prag të fillimit të Samitit të Brdo-Brionit.
Lidhur më këtë samit ka folur dje edhe shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka treguar se pjesëmarrja e Vuçiqit në këtë samit do të jetë pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje sa i përket çështjes së Kosovës.
Këto takime të Vuçiqit, vijnë pas Samitit të Berlinit të mbajtur me 29 prill në Gjermani, ku Kosova dhe Serbia u pajtuan që të vazhdojnë dialogun.
Ndërkohë pas Berlinit, në lëvizje janë vënë edhe SHBA-të. Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo do të udhëtojë drejt Berlinit, për të takuar kancelaren Angela Merkel, me të cilën do të flasin për çështjen e Ballkanit Perëndimor.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...