Pasi që agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë vendosi që të mos ia japë Kosovës anëtarësinë për këtë organizatë, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka bërë thirrje Prishtinës që ta vazhdojë dialogun në Bruksel.
“Ne po përpiqemi t’i zgjidhim problemet përmes dialogimit, dhe jo duke shkaktuar krizë në këto marrëdhënie”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për shtyp.
Sikur të kishte sens të përbashkët, çështja e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO do të ishte zgjidhur në kuadër të dialogut Beograd – Prishtinë, e jo përmes përpjekjeve për ta shtypur e poshtëruar Serbinë”, është shprehur kryeministri serb.
Ai e ka përshkruar vendimin e Konferencës së përgjithshme të UNESCO-s si një sukses të diplomacisë së Serbisë, mirëpo nuk i është gëzuar shumë këtij vendimi.
“Serbia është e gatshme për kompromise në mënyrë që të sigurohet një jetë më e mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë, por që të gjithë duhet t’i përmbushin obligimet e tyre e t’i zbatojnë marrëveshjet”, ka theksuar i pari i Qeverisë së Serbisë.
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...
“Diaspora, aseti ynë i veçantë”, Agim Ademi falënderon “Dard...
Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...