Presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth kidnapimit të tre policëve kufitarë që ndodhi të mërkurën.
Vuçiq pas takimit me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar para mediave tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
“Vetë Albin Kurti ka pranuar se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke deklaruar se tre shqiptarët e arrestuar ndodheshin 300 metra brenda territorit administrativ të Republikës së Kosovës”, tha presidenti serb shkruan Tanjug.
Vuçiq tha se sipas marrëveshjes ushtarako-teknike, është e detyrueshme të raportohet afrimi në një kilometër në vijën administrative, 36 orë përpara.
Sipas tij policia dhe ushtria serbe asnjëherë nuk e ka kaluar vijen kufitare me Kosovën.
“KFOR-i mund të konfirmojë se Serbia, statistikisht, nuk e ka bërë kurrë këtë”, shtoi ai.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot