Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka pyetur BE’në, se si është e mundur që të kundërshtohet pavarësia e Katalonisë, e shpallur me referendum, dhe të pranohet pavarësia e Kosovës, pavarësi të cilën thotë se e kanë pranuar 22 shtete anëtare të BE’së, duke shkelur ligjin europian të bazuar në të drejtën europiane.
“Pas referendumit të Katalonisë, dhe reagimit të Komisionit Europian, se referendumi ishte i paligjshëm, unë mendoj se është e qartë se sa e vështirë është për ta ruajtur pavarësinë e Serbisë”, tha Vucic.
“Sot çdo qytetarë i Serbisë mund të pyes Bashkimin Europian, se si referendumi për pavarësi i Katalonisë është i paligjshëm, ndërsa në rastin e Kosovës, ajo ka të drejt të shkëputet pa referendum fare”, ka thënë Vucic duke shtuar se kurrë nuk do të ketë një përgjigje ndaj serbëve, se si Katalonia nuk mundet e Kosova po, që të shpallin pavarësinë.
Vucic tha se fuqitë botërore vendosën të luanin me rishikimin e kufijve në Ballkan, por tani kur problemi i njejtë u erdhi para derës së tyre, situata po del të jetë shumë më serioze… .
“Ne do të mbrojmë parimet evropiane dhe demokracinë, por ne do të mbrojmë pavarësinë tonë”, tha Vucic, duke shtuar se do të bashkëpunojë me fqinjët shqiptarë, por do t’u jetë mirënjohës vendeve europiane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, siç janë, Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro dhe Greqia.
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...