Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka dhënë një goditje kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në praninë e homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kreut serb s’i ka pëlqyer një deklaratë e shefit të ekzekutivit kosovar për luftën.
Vuçiq i ka reaguar sonte Haradinajt nga Ankaraja, për deklaratën se Serbia nuk e kupton “kush ka fituar dhe kush ka humbur” në luftë.
Presidenti serb ka ironizuar me Haradinajn para gazetarëve, pas një takimi me kreun e Turqisë, Erdogan, duke thënë se ai i di të gjitha.
“Është e qartë se ai është ekspert i së drejtës, i shtetit, i rendit kushtetues, dhe e uroj për këtë”, është shprehur Vuçiq.
Por, Haradinaj nuk do të fitojë, ka thënë Vuçiq. Fitorja nuk arrihet me arrogancë dhe agresionin, ka shtuar presidenti serb.
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës