Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të raportojë në Kuvendin serb lidhur me bisedimet lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të martën.
Vuçiq kishte paralajmëruar për diçka të tillë më 22 qershor dhe do t’i informojë ata për rrjedhën e dialogut, shkruan Tanjug.
I pari i Serbisë vazhdimisht e ka përshkruar si “javë të vështirë” periudhën para takimit me kryeministrin Albin Kurti. Në takim, Vuçiq u përball me katër kërkesat e Kurtit, në mesin e të cilave ishte edhe njohja e ndërsjellë, për çka është shprehur kategorikisht kundër udhëheqësi serb.
Tutje, Vuçiq ka thënë se është i dëshpëruar se si në takim nuk është biseduar çështja e zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, çështje kjo të cilën e ka kërkuar për zbatim edhe ndërmjetësuesi special për dialogun, Matthew Palmer.
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë