Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, gjatë vizitës së tij në Nju Jork. Vuçiqi, pas takimit, ka shkruar në rrjetet sociale se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si parakusht për çdo përparim të mëtejshëm dhe për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
Presidenti serb ka shprehur mirënjohje për rolin e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë, si dhe për kontributin në procesin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Në të njëjtën kohë, ne vlerësojmë edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, që është një nga qëllimet strategjike të vendit tonë”, ka shkruar ai.
Vuçiq ka theksuar se pati një dialog të hapur me Rubion, të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë./rtk
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...