Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk në Beograd ka folur edhe mbi projektet e infrastrukturës.
Vuçiq ka thënë se është diskutuar për autostradën Nish-Prishtinë e cila është e rëndësishme për të gjithë rajonin.
Sipas tij, lidhja e shqiptarëve dhe serbëve në të ardhmen do të kontribuojë edhe në rritjen e ekonomisë, përcjellë lajmi.net.
Ai ka treguar që projekti i financuar nga Serbia është 77 kilometra i gjatë dhe kushton rreth 350 milionë euro.
Sa i takon zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq ka thënë se Serbia mund të pranojë çdo kompromis por jo poshtërimin e saj.
“Ne duhet të luftojmë që fëmijët tanë të mos e kenë të njëjtin problem që e kemi ne sot”, është shprehur Vuçiq./Lajmi.net/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...