Deputeti i partisë demokratike serbe, Srgjan Milivojeviq, ka kritikuar ashpër kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiq, duke thënë se për shkak të menaxhimit katastrofik të procesit të dialogut me Kosovën në dhjetë vitet e fundit duhet të japë dorëheqje.
“Kjo është më e mira për të (Vuçiqin) dhe për Serbinë”, ka thënë Milivojeviq.
Ndaj këtyre fjalëve ka reaguar vetë presidenti serb duke thënë se nëse është e nevojshme do të japë vetë dorëheqje dhe se s’ka nevojë që t’i kërkohet diçka e tillë, shkruan N1.
“Nëse ka nevojë do të jap dorëheqje vetë dhe mos u shqetësoni, nuk keni pse të më ftoni”, ka deklaruar Vuçiq, duke iu përgjigjur thirrjes së deputetit serb për dorëheqje për shkak të dështimit të politikës në procesin e negociatave me Kosovën.
“Ju humbët në zgjedhje të ndershme ku duart m’u lidhën për shkak të situatës në Ukrainë”, ka shtuar Vuçiq.
Vuçiq tutje ka thënë se Serbia ka qenë në ditët më të errëta gjatë udhëheqjes së partisë demokratike, duke thënë se gjatë qeverisjes së tyre Kosova e ka shpallur edhe pavarësinë.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...