Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur të enjten në Prishtinë. Sipas Policisë nga një veturë është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër.
Policia në raportin 24 orësh njofton se njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja, përcjell Arbresh.info.
Nuk është raportuar për të lënduar dhe rasti po hetohet.
“Prishtinë 14.09.2023 – 11:18. Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...