Xhavit Kelmendi, vëllai i Enver Kelmendit, personit nga Malisheva që u gjet i vdekur pasi fillimisht ishte shpallur i zhdukur, beson se vëllanë e tij, Enverin, e ka mbytur dikush për t’ia marrë paratë që i kishte me vete.
Xhavit Kelmendi ka treguar se, tashmë i ndjeri, Enveri ishte një person që merrej me këmbimin e parave dhe se në momentin kur është zhdukur kishte rreth 30.000 euro vlerë të parave me vete, para këto jo vetëm monedha euro, por edhe franga dhe të tjera.
Megjithatë, Xhaviti thotë se vëllai i tij nuk kishte probleme me askënd ndaj edhe nuk ka se në kë të dyshojë.
Ai ka thënë se kishte dëgjuar një zhurmë që vinte nga telefoni i Enverit.
Pas kësaj, tashmë i ndjeri, nuk është përgjigjur në telefon edhe pse qasje ka pasur deri rreth orës 16:00.
Ndërsa policia në Malishevë kanë treguar për Orën e Fundit se ende nuk kanë të dyshuar, porse ajo që dihet është se në viktimën është përdorur forcë nga një mjet i fortë.
Morina nuk ka mundur të tregojë nëse janë gjetur para në veturën e viktimës, apo jo, sepse “tashmë vetuar gjendet në stacionin e policisë në Gjakovë”.
Komandanti i policisë së Malishevës, që thotë se e ka njohur viktimën, ka deklaruar se ia ishte një njeri i respektuar në Malishevë dhe se nuk ka pasur precedent penal në polici.
Gardiani i Kosovës në “radarin” e Juventusit
Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme
Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen n...
Oficeri Alban Haziri u shpall ndër sportistët më të dalluar ...
Reshje të shumta e vërshime – Droni i Reuters’it tregon gje...
Numërohen 90% e votave me kusht, kjo është renditja e partiv...