Personi i cili shkaktoi aksidentin në mbrëmjen e së dielës në Prishtinë “Të rrethi” është Sh. D, drejtoreshë në Departamentin e Politikave të Zhvillimit Rural, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se SH.D është vozitësja që ka shkaktuar aksident të rëndë, që la të lënduar 11 persona, njëri prej tyre në gjendje kritike.
Aksidenti kishte ndodhur kur të lënduarit ishin duke pritur autobusin derisa vetura e tipit “Audi” i ka goditur ata.
Sipas këtyre burimeve Sh.D është duke kaluar në një fazë të rëndë psikike dhe emocionale. E këtë rast, Ministria ku ajo punon, ka vendosur ta hesht.
Ministria e Bujqësisë nuk ka dhënë informata sa i përket këtij rasti duke u deklaruar se nuk kanë informacione pasi që aksidenti ka ndodhur në ditë të vikendit.
“Ne nuk kemi informacione për këtë rast pasi që aksidenti ka ndodhur në ditë vikendi dhe ende nuk dihet asgjë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Ndërsa, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Express se e dyshuara është në mbajtje për rrezikim të trafikut rrugor.
Ahmeti ka konfirmuar se e dyshuara është 46 vjeçare por nuk ka dhënë informacione të tjera për pozitën e saj
“E dyshuara është dërguar në mbajtje për rrezikim të trafikut rrugor. Informacione tjera nuk janë relevante”, ka thënë ajo për Express.
Aksidenti “Te Rrethi” ka ndodhur të dielën mbrëma ku la të lënduar 11 persona, mes të cilëve një është në gjendje të rëndë kritike.
Kuvendi mblidhet në akademi përkujtimore për ish-kryetarin N...
Osmani përgëzon Danimarkën për përfundimin e Presidencës së ...
Ramush Haradinaj bën homazhe për ish-kryeparlamentarin Nexha...
Burri polic dhe gruaja mësuese, kush janë çifti i bashkëshor...
Kurti nderon ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci
Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, l...