Kuvendi i Kosovës, me 67 vota për dhe 30 vota kundër, ka votuar përbërjen e re të Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Qeveria Kurti 2 është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur sot menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme konstituive ka zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcën, të cilit pas përfundimit të kësaj seance ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar këtë detyrë.
Pasi në cilësinë e U.D. të Presidentit, Konjufca ka dekretuar liderin e LVV, Albin Kurti për mandatar të formimit të qeverisë së re, si kryetar i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është caktuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Para se të votohej Qeveria Kurti 2, kryeministri Kuti ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.
Pas votimit të Qeverisë Kurti 2, janë larguar nga salla e Kuvendit deputetët e PDK-së e LDK-së.
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...