Deputetja Duda Balje thotë se do votojë kundër lejimi të martesës mes të njëjtës gjini.
Deputetja Balje përmes një postimi në Facebook, ka reaguar rreth ndryshimit të Kodit Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.
Ajo shkruan se nuk del kundër fesë e as kundër vlerave familjare me të cilat është rritur, shkruan arbresh.info.
E për këtë thotë se do të votojë kundër.
“Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë”. “Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR. Kundër, sepse nuk përket me kulturën, traditën në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë”, ka shkruar Balje./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...