Raportuesja për Kosovën në Parlamenton Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar ndaj Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, në lidhje me një deklaratë që ky i fundit lëshoi për zhvillimet në veri, e ku e akuzonte Kosovën për “veprime të njëanshme”.
Ajo përmes një postimi në twitter i tha Borrellit se ai duhet të kritikojë shtetet ku nuk po implementohet sundimi i ligjit.
“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, ka shkruar Von Cramon./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Reagon Borrell pas tensioneve në veri: Të ndalen menjëherë incidentet e dhunshme
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...