Vlora Çitakut i mbyllet Facebook-u: Kjo është qesharake

15:39 | 13 Shkurt 2022
A Z

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka njoftuar se Facebook ia ka mbyllur faqen e saj.

Çitaku ka reaguar në Twitter duke thënë se ajo kurrë nuk i ka shkelur rregullat.

Ajo e ka quajtur qesharake vendimin e META-s dhe shtoi se e ka një ose dy ide se kush ia ka raportuar faqen.

“Jo se mërzitem kaq shumë Meta, por ju nuk keni asnjë arsye për ta çaktivizuar Facebook-un tim. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat, KURRË. Mund ta kem një ose dy ide se kush e ka raportuar faqen time, por kjo është thjesht qesharake. Gjithsesi”.