Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni priti sot ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç.
Sipas njoftimit për medie nga ky takim, ministri Hyseni i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, sidomos mes policive dhe institucioneve të zbatimit të ligjit
Ministri Hyseni po ashtu vuri në dukje mbështetjen që Turqia i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare.
Ndërsa ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, zonja Kivilcim Kiliç, shprehu përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës. Ajo tha se Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në institucionet rajonale dhe ato ndërkombëtare, në fushën e rendit dhe ligjit, zhvillimit ekonomik.
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...