Sipas Kryeparlamentares Vjosa Osmani, çfarëdo marrëveshje përfundimtare që arrihet me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.
Në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sot pritet nënshkrimi i një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeparlamentarja Osmani thotë se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t’i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën ka thënë se duhet të arrihet konsensus i gjerë.
Kështu është shprehur ajo në një takim me ambasadoren finlandeze Pia Stjernval, thuhet në një njoftim të Kuvendit të Kosovës.
Osmani e ka potencuar si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë procesit të arritjes së marrëveshjes finale.
Sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë, nën vëzhgimin e presidentit amerikan, Donald Trump./arbresh.info/

Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...