Kryetari i Komitetit për Integrim Evropian të Kuvendit të Serbisë, Nenad Çanak, ka ftuar në tubimin që do të organizojë edhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme të Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu. Kjo e fundit e ka pranuar se do të jetë pjesëmarrëse.
Deputetja e LDK’së Vjosa Osmani, njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme ka thënë se do të shkojë në Kuvendin e Serbisë dhe se praninë e saj tashmë e ka konfirmuar.
“Po e kam konfirmuar pjesëmarrjen”, ka thënë shkurtimisht ajo.
Megjithëse, lideri i radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel, ka kërkuar nga shumica parlamentare e Serbisë që ta zëvendësojë nga funksioni kryetarin e Komisionit dhe t’ia ndalojë Vjosa Osmanit hyrjen në ndërtesën e Kuvendit.
“Çanak këtë takim e ka planifikuar si konferencë ndërparlamentare ‘Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit’, dhe do të mbahet më 11 dhe 12 maj në Beograd. Ai mund të ftojë vetëm përfaqësues shtetesh me të cilat Serbia ka marrëdhënie diplomatike apo përfaqësues shtetesh të cilat Serbia i njeh”, ka thënë Shesheli.
Siç ka thënë ai, ky nuk është rast i tillë.
Por, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka thënë se asnjë deputet i Kosovës nuk mund të marrë pjesë në konferencën ndërparlamentare “Drejt paqes dhe zhvillimit me idenë e BE-së”.
Gojkoviq mohoi të ketë njohuri se kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është ftuar për të marrë pjesë në konferencë. Ajo shtoi se se do të interesohet për këtë.
“Nuk di gjë për këtë. Por, sido që të jetë, deputetët e të ashtuquajturave shtete që Serbia s’i ka njohur nuk mund të vijnë sepse nuk kanë ftesë zyrtare nga parlamenti, nga Presidenti apo Qeveria e Serbisë. Ju garantoj për këtë”, ka deklaruar ajo për Express.
Trump padit BBC-në për ‘modifikim të fjalimit të 6 jan...
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti