Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e mbajtura më 11 qershorit, kishte kaluar nga vendi i dytë në atë të tretë, dhe fajtorë për këtë gjë është Kryesia e kësaj partie. Kështu të paktën thotë Vjosa Osmani, deputete e zgjedhur e kësaj partie.
Osmani deklaroi se kësaj partie i kushtoi shumë koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, dhe përgjegjësi për këtë duhet të jap Kryesia e LDK’së.
‘Natyrisht se LDK’ja nuk ka dalë mirë në këto zgjedhje dhe kjo është një e vërtetë që duhet ta themi qartë sepse pa e pranuar nuk mund të ecim përpara dhe të përparojmë. Unë mendoj se ajo që e ka dëmtuar më së shumti Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ka qenë e vështirë të kapërdihet nga votuesit tonë ishte koalicioni me PDK’në i vitit 2014. Ishte një gjë që e theu besimin”, tha Osmani.
Ajo shtoi se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron që të këndellet atëherë duhet që të fillojë reformimi i saj, duke filluar që nga instancat më të larta.
“Reforma mundet me qenë e suksesshme vetëm që qoftë se fillon nga baza, sepse për ndryshe është e pasuksesshme në esencë në thelb nëse do të ndryshohen dy-tre njerëz por në fakt ajo nuk ka qenë e kërkuar nga baza. Baza në këtë rast, zëri i anëtarësisë duhet të reflektojë tek vendimet e nëndegëve”, theksoi ajo.
Osmani në zgjedhjet e fundit arriti që të dalë femra më e votuar në Kosovë duke arritur t’i marrë më shumë se 64 mijë vota.
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...