Vjedhje e thyerje të pronave nga sirianët nëpër rrugët e Prishtinës

08:12 | 23 Janar 2021
A Z

Zyrtarisht janë 51 Sirian të regjistruar në Qendrën për Azil, por rrugëve të Prishtinës dukshëm duket se numri i tyre është më i madh.

Kjo vërehet edhe nga shqetësimet që banorët e kryeqytetit po i shfaqin nga prezenca e tyre nëpër rrugë të fshehta dhe problemet që po i shkaktojnë.

J.K, një vajzë nga Prishtina që punon në orët e vona tregon se çdo natë ka frikë të shkoj në shtëpi vetëm për shkak se sheh rrugës shumë shpesh sirianë.

“Çdo ditë me përcjell dikush deri te shtëpia se kam frik nga ta, se rrinë në do rrugica ku s’ka drita” , tha ajo.

E të shqetësuar për problemet që po shkaktojnë janë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht Qendra për Azilkërkues.

“Sigurisht se çdo veprim i aplikuesve që bie ndesh me ligjin është shqetësuese edhe për MPB edhe pse Qendra për Azil nuk është kompetente për veprimet e tyre jashtë Qendrës për Azil. Megjithatë, ne jemi  në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës për marrjen e masave ndaj të gjithë atyre aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare që shkelin ligjin në Kosovë, thuhet në përgjigjen e tyre.

Edhe Policia e Kosovës konfirmon se janë 30 raste të raportuara në polici si vjedhje, tentim vjedhje, dëmtim të pronave pritave etj.

“Informacione statistika shtese lidhur me rastet e inicuara (30 raste te inicuar nga to jane ngrit 29 kallzime penale) nga rajoni i Prishtines ku te perfshire kane qene shtetas te huaj si: sirian, marokien, libanez, algjerian, palestinez, etj”, ka thënë Policia e Kosovës.

Ligji Nr. 06/L026 për Azil, neni 26 (të drejtat e aplikuesve) dhe neni 34 (detyrimet e aplikuesit) dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore e rregullojnë hollësisht se si duhet të sillen aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

Për ta ekziston një rregullore se kur mund të hyjnë e kur të dalin nga qendra,

“Të gjithë aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare strehohen në Qendrën për Azil dhe orari i hyrje/daljeve ne këtë Qendër është nga ora 07:00 deri 22:00. Sigurisht, nëse ka ndalesa lidhur me lirinë e lëvizjes për shkak te COVID- 19,  kjo vlen edhe për aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e MPB.

Këtë problem e sheh si shqetësim edhe njohësi i sigurisë në vend, Drizan Shala.  Ai thotë se nga gjendja me pandeminë janë rritur edhe numri i thyerjeve e vjedhjeve që shkaktohen nga emigrantëtn nga Lindja e Mesme.

Ai thotë se ky problem do ta përcjell Kosovën edhe pesë vitet e ardhshme.

“Organet e rendit në kushtet në të cilat operon si pasoj e covid është mirë që këta persona që janë recidivist të vjedhjeve të qëndrojnë në qendrën apo burgun e Smrekonicës, e cila ka kapacitet dhe hapsirë për t’i kontrolluar këta individ. Pra, problemi me emigrantët nga lindja e mesme do të na përcjellë edhe për një interval kohor afro pesë vite derisa të ketë stabilitet në atë rajon, por bazuar në zhvillimet ndërkombëtare vatër e re e krizës do të jete Jordania ku një pjesë e madhe e mbetjeve të ISIS janë duke u strehu në atë pjese si rezultat i politikës  turke dhe asaj siriane”, tha ai.

Sipas legjislacionit në fuqi, procedura për përcaktim të statusit të mbrojtjes në shkallë të parë si rregull zgjatë gjashtë (6) muaj që nga dita e parashtrimit të aplikacionit. Afati prej (6) muajve mund të zgjatet për një periudhë shtesë prej tre (3) muajve, por jo më gjatë se nëntë muaj (9) në rastet kur kemi të bëjmë me çështje komplekse, faktike ose ligjore.

Në çdo rast, organi kompetent do të kryejë procedurën e shqyrtimit brenda afatit maksimal kohor prej njëzet e një (21) muaj nga aplikimi./arbresh.info/

Të ngjashme