Stacioni policor në Ferizaj mirëpriti sot me ngrohtësi një grup fëmijësh të moshës 5-6 vjeç nga kopshti për fëmijë “Dielli” nga Ferizaj.
Në njoftim thuhet se policët pritën me dashamirësi të vegjlit, duke u treguar atyre për punën e tyre të përditshme në shërbim të sigurisë së qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
“Në një atmosferë të hareshme dhe plot kuriozitet, fëmijët bënë shumë pyetje interesante dhe treguan interes për gjithçka që panë. Ata patën mundësinë të shohin nga afër makinat e policisë, radion e komunikimit dhe uniformat, duke përjetuar nga afër emocionin e profesionit të policit.”, thuhet në njoftim.
“Ky aktivitet edukativ dhe argëtues ishte një mënyrë e shkëlqyer për t’i afruar fëmijët me rolin e rëndësishëm që luajnë policët në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje