Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në fillim të vitit 2023, QKUK kishte vetëm një rezonancë magnetike dhe lista e pritjes ishte deri në 1 vit.
Sipas tij, tani QKUK ka një rezonancë magnetike e tekonologjisë së fundit në spitalin e pediatrisë, është bërë funksionale edhe një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Pritjes dhe procesi për rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit është në fazën përfundimtare, përcjell Arbresh.info.
Tutje Vitia tha se në gusht të vitit 2023, asnjë rast urgjent për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë nuk qëndron në pritje, teksa shtoi se lista për rastet e tjera tashmë ka rënë në 4 muaj.
“Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor punën për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë.
Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet.”, shkroi ministri Vitia./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...