Viti i kaluar u cilësua si viti më i vështirë i Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Instituti i Prishtinës për Studime Politike shpalosi sot raportin vjetor “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare”.
Butrint Berisha nga ky institut tha se politika e jashtme ka stagnuar. Viti 2019 ishte viti i parë që Kosova nuk ka pranuar asnjë njohje.
Ai tha se viti 2019 ishte viti më i vështirë i politikës së jashtme kosovare qysh nga shpallja e pavarësisë.
“Viti 2019 ishte një vit goxha i vështirë i Kosovës në aspektin ndërkombëtarë. Ishte viti i parë kalendarik në te cilin Kosova nuk pranoi asnjë njohje të pavarësisë së saj”, ka ai.
Ne aspektin shumëpalësh nuk kishte një vit të suksesshme.
Ajo çka cilësohet shqetësuese është fushata e Serbisë për heqjet e njohjeve të Kosovës. Në vitin 2019 kishte një valë të shteteve që njoftuan për heqjen e njohjes.
Pozita stagnuese e Kosovës në arenën ndërkombëtare ka ardhë gradualisht./arbresh.info/

Konjufca i përgjigjet Daçiqit: Sierra Leone nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...