Gjatë ditës së sotme mediat në Serbi kanë bërë të ditur origjinën e pronarit të cilit i përkiste vetura e gjetur e djegur, prej së cilës dyshohet se u vra lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq, mirëpo nuk kanë bërë publik emrin e tij.
Mediat atje bëjnë të ditur që vetura i përkiste një austriaku me origjinë serbe, i cili nuk jeton më, dhe tani pyetja kryesore që duhet të bëhet është se si arritën atentatorët deri te sigurimi i kësaj veture , transmeton lajmi.net
Vetura, nga e cila dyshohet se u qëllua për vdekje me armë zjarri lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq, u gjet e djegur një kilometër larg vendit të ngjarjes. /Lajmi.net/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...