Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shfrytëzuar ballkoni e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i adresohet qytetarëve.
Kurti ka komentuar edhe paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës se ka iniciuar procedurat kushtetuese për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë,” është shprehur Kurti në një videomesazh./arbresh.info/
Hoti paralajmëron nisjen e procedurave kushtetuese për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...