Vetëvendosje adreson kritika për gjendjen në shëndetësi

16:16 | 4 Nëntor 2015
M. A.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj i ka bërë thirrje të mërkurën pushtetit që urgjentisht të merret me problemet e shëndetësisë ngase gjendja në këtë sektorë ka degraduar skajshëm.

Zyrtarë të këtij subjekti nga nënkomiteti për shëndetësi gjatë një konference për medie kanë thënë se mungesa e koordinimit në mes të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, inatet mes ish pushtetit të mëhershëm të PDK-së dhe pushtetit të sotëm të LDK-së, mungesa e barnave esenciale, keqpërdorimi i marrjes së gjakut për analiza dhe dalja e tij nga QKFM-ja në ordinancat private, janë vetëm disa nga shqetësimet kryesore për të cilat ky subjekt ka konstatuar se keqpërdorimet në shëndetësi nuk po ndalen, por po rriten si pasojë e mungesës së profesionalizmit.

“Vërejtjet dhe sugjerimet tona, ky pushtet duhet t’i marr me dashamirësi jo me inate politike, sepse kjo ju sjellë dëm më shumë komunitetit dhe shoqërisë sonë. Kështu, po ndodh edhe me prolongimin e ndërtimit të spitalit, gjoja se vendi i ndërtimit nga ish push teti është i papërshtatshëm, dhe për këtë duhet një lokacion tjetër, kjo më shumë është në dëm tonin duke i larguar investitorët, dhe vonesa për ndërtim, më shumë i shkakton kokëçarje të sëmurit. Po ashtu, skandale me punëtorët shëndetësorë të pranuar nga CARITAS-i, të cilët u larguan nga puna dhe pas një jave ata përsëri u kthyen. Gjithashtu situata epidemiologjike e tuberkulozit vazhdon të jetë siç ka qenë më herët, pra nuk punohet pesë herë në jave nga dy orë në ditë”, ka thënë udhëheqësi i nënkomitetit për shëndetësi, Shyqeri Hyseni.

Ndërsa, anëtari i këtij nënkomiteti, Enver Ismaili ka thënë se është shumë shqetësuese që të merret gjaku për analiza në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe të dërgohet nga aty në institucione private. “Kjo po ndodh me dijeninë e Drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale”, theksoi Ismaili.

Shpërndaje në rrjete sociale