Kryetari i i PDK-së Kadri Veseli ka vizituar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.
Veseli ka thënë se Presidenti është mirë me shëndet, ndërsa i ka uruar rikuperim sa më të shpejtë.
Ai poashtu ka falënderuar edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, shkruan arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet. Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite, i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë. Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore.
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë