Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar familjen e dëshmorit Xhevat Demaku në 19 vjetorin e tij.
Gjatë vizitës në fshatin Abri, Veseli është pritur nga Haxhi Demaku, babai i heroit Xhavit Demaku i cili po ashtu gjithë djemtë e tij i kishte pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Statusi i plotë i Veselit:
Mbrëmë isha për vizitë në familjen Demaku në Abri, në përvjetorin e rënies së heroit të UÇK-së, Xhevat Demaku.
Me bacën Haxhi, ndamë së bashku kujtimet për ditët e rënda të pranverës së vitit 1999, kur e gjithë Kosova mes jetës e vdekjes po luftonte për liri.
Ato ditë, të gjithë djemtë e bacës Haxhi ishin në frontet e betejave.
Në luftimet e 7 prillit do të bie dëshmor Xhevat Demaku, bashkë me Bedri Demakun dhe Imer Shalën.
Dhimbja ishte e madhe për bacën Haxhi e nënën Qamile, por edhe më e madhe forca shpirtërore për t’u dhënë vullnet djemëve të tjerë e shokëve të tyre për të vazhduar luftën e lavdishme të UÇK-së deri në çlirim.
Falë kësaj force shpirtërore ne ja dolëm./arbresh.info/
Ahmeti në ShBA kërkon mbështetje për njohje të reja dhe për ...
Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të ...
Anulohen mbi 2 000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...
Konjufca në Vjenë, kërkon mbështetjen e Austrisë për marrjen...