Veseli e cilësoi asamblistin Gjonaj njërin prej shumë tregimeve të suksesshme të shqiptarëve në Amerikë. Ai tha se z. Gjonaj është shembulli më i mirë e integrimit të shqiptarëve në jetën amerikane dhe depërtimit në institucionet vendimmarrëse, kjo, falë arsimimit, punës dhe angazhimit, por edhe mundësive që u jep SHBA-ja të gjithë qytetarëve të saj, përcjell lajmi.net.
“Shqiptarët në Amerikë kanë qenë ata që me punën e tyre në shumë fusha, kanë forcuar lidhjet tona me SHBA-të. Diaspora jonë ka qenë gjithmonë një nga shtyllat kryesore të ecjes tonë si komb. Ne duhet t’u ofrojmë mundësi e mbështetje që ata të forcohen edhe më shumë, të vijnë e të investojnë në vendet tona”, tha kryeparamentari Veseli.
Asamblisti Mark Gjonaj, nga ana e tij, e njohu kryeparlementarin Veseli për punën dhe angazhimet e tij në jetën publike në New York, si dhe aspiratat e tij në të ardhmen.

Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...